Nis tubimi i Vetëvendosjes, nuk respektohet distanca

17:22 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Vetëvendosje ka filluar tubimin, por duke mos e respektuar distancën e përcaktuar sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.

Ani pse është thënë se do të jetë një tubim ku do të ketë respektim të rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë shkaku i pandemisë COVID kjo nuk po shihet në tubimin e Vetëvendosjes.

Qindra qytetarë që janë mbledhur në shesh nuk janë duke e mbajtur distancën shumica nuk kanë as maska e doreza./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme