Nis trajnimi i policëve për luftimin e dhunës në familje

17:02 | 4 Shkurt 2019
Arbresh.info

12 zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë filluar sot trajnimin për ngritjen e kapaciteteve operative për luftimin e dhunës në familje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se si fazë e parë e projektit është paraparë trajnimi pesë ditor për trajnimin e trajnerëve si reagues të parë të rasteve të dhunës në familje.

“Fillimisht do të trajnohen dymbëdhjetë zyrtarë policorë e më pas nga ata do të kryhen trajnime tjera për zyrtarët policorë”.

Qëllimi i këtij trajnimi është që zyrtarët e trajnuar të pajisen me njohuritë, praktikat dhe metodat më të avancuara se si t’iu qasen rasteve të dhunës në familje.

Ky trajnim po mbahet nën organizimin e OSBE-së dhe mbështetjen financiare të Ambasadës italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme