Nis takimi mes Osmanit dhe kryediplomatin turk

13:34 | 6 Shtator 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të premte ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili gjendet në Kosovë.

Përveç Osmanit, Hakan Fidan do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të MPJ-së turke, gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndryshe, sot gjatë ditës ministri turk është takuar edhe me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla- Schwarz./Arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme