Google ADS

Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

17:38 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka nisur takimi në mes të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi është i mbyllur për media teksa mediat janë duke pritur poshtë në hyrje të Kuvendit, raporton portali arbresh.info.

Ishte paralajmëruar marrëveshje menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Është raportuar se arsyeja e mos arritjes së marrëveshjes ishte kërkesa e LDK’së për postin e presidentit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme