Google ADS

Nis takimi i partive politike, mungojnë VV, GDP e Lista Serbe

13:17 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka organizuar një tryezë diskutimi e cila sipas tij ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Armend Zemaj nga LDK-ja, Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala nga NISMA, Ilir Deda nga Alternativa dhe Valon Murati, raporton Arbresh.info.

Vetëvendosje, Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe Lista Serbe nuk po marrin pjesë.

Tema të diskutimi janë agjenda evropiane, asociacioni, ushtria dialogu dhe reforma zgjedhore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme