Nis takimi i Lajçakut me krerët e partive opozitare në vend

10:41 | 7 Nëntor 2023
K.B

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takimin me krerët e opozitës në Kosovë.

Lajçak do të takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqin e PDK-së dhe nënkryetarin e LDKsë, Lutfi Hazirin

Takimi po mbahet te zyrat e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Ndërkohë të hënën në mbrëmje, Lajcak u prit nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Qeveri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme