Nis takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun në Bruksel

10:37 | 14 Shtator 2023
K.B

Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka pritur sot në takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës , Albin Kurtin.

I pranishëm në takim është edhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Arbresh.info.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e BE-së.

Në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trepalësh.

Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme