Google ADS

Nis takimi i Konjufcës me përfaqësuesit e partive politike – diskutohet për seancën konstituive të Kuvendit

12:26 | 8 Prill 2025
K.B

Ka filluar takimi i thirrur nga kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi rreth përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është planifikuar të mbahet më 15 prill, raporton Arbresh.info.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim po përfaqësohet nga Albulena Haxhiu, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Doarsa Kica Xhelili, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga Muharrem Nitaj, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nga Uran Ismaili, kurse nga Nisma po merr pjesë Mevludin Krasniqi.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit.

Vlen të përmendet se Lista Serbe nuk po merr pjesë në këtë takim./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Përgatitjet për seancën konstituive, PDK e LDK i shkojnë në takim Konjufcës

Të ngjashme

Foto lajm