Google ADS

Nis takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, pritet votimi i Raportit për Kosovën

14:54 | 27 Mars 2024
K.B

Tashmë ka nisur të mbahet takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim Raporti për Anëtarësimin e Kosovës.

Nëse sot më 27 mars ka rezultate pozitive, pritet të kalojë për shqyrtim Raporti për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.

LEXO EDHE:

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, sot në rend dite

Tahiri nga Parisi ku pritet te votohet raporti për anëtarësimin e Kosovë në KiE: Ka kuorum, jemi në një rrugë të mirë

Të ngjashme