Forcat e sigurisë së Irakut kanë nisur sulmin e tyre në perëndim të Mosulit, një ditë pas rimarrjes së aeroportit të qytetit nga grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.
Qeveria është duke luftuar për të larguar ISIS-in nga mbetjet e bastionit, transmeton portali arbresh.info.
Sulmet e rënda ajrore kanë ndodhur gjatë natës. Kolona të armatosura të luftëtarëve kanë filluar sulmin e tyre.
ISIS mbetet në tërheqje pas kapjes së pjesës lindore të Mosulit muajin e kaluar./Arbresh.info