Berlini zyrtar duket se ka filluar parapërgatitjet për Samitin e Parisit. Kjo pasi që sot në Beograd ka udhëtuar një delegacion gjerman, i prirë nga diplomati, Thomas Ossoëski, nga Minitria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Ossoëski sot është takuar me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, me të cilën zyrtarisht thuhet se kanë diskutuar rreth procesit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Rrugë kjo që ndërlidhet direkt me atë se si do të zgjidhet problemi me Kosovën, shkruan Gazeta Express.
Diplomati gjerman në këtë takim ka porositur kryeministren serbe që të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit, kontrabandës dhe përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit.
Kjo vizitë e delegacionit gjerman në Beograd, vjen pas involvimit direkt të kancelares gjermane, Angela Merkel, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nisi me Samitin e Berlinit.
Në takimin e mbajtur në kryeqendrën gjermane, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që të vazhdonin dialogun në një takim tjetër në Paris, që do të bëhet me ndërmjetësimin e Makronit dhe Merkelit, e ku do të marrin pjesë vetëm përfaqësues nga Kosova dhe Serbia.
Gjermania dhe Franca janë duke bërë përpjekje që dialogu ndërmjet dy vendeve të vazhdojë pa e përfshirë idenë e korrigjimit të kufijve, ide kjo që për shumicën ‘u varros’ në Berlin.
Ndërkohë këto veprime të Gjermanisë po mundohet që ti zhvleftësojë e injorojë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, Samiti i Berlinit ka dështuar, dhe njejtë do të ndodh edhe me atë të Parisit, në rast se nuk ka koordinim me Shtetet e Bashkuara, gjë për të cilën e kanë demantuar dje nga zyra e kancelares Merkel, të cilët kanë thënë se sa u përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, janë në koordinim të plotë me SHBA-në./GazetaExpress/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...