Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj Sërgjan Llazoviqit, ish-pjesëtar I xhandarmërisë serbe. Llazoviq është arrestuar nga Prokuroria Speciale në qershor të këtij viti nën dyshimin për krime luftë në fshatin Panorc të Malishevës.
Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Sërgjan Llazoviq në periudhën kohore 1998-99 në fshatin Panorc në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka torturuar rreth 500 shqiptarë të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt. I akuzuari së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe kanë torturuar e rrahur shqiptarë me mjete të forta.
Në këtë periudhë, Llazoviq, bashkë me pjesëtarë të forcave serbe, kanë dërguar rreth 500 shqiptarë në objektin e shkollës të cilët i kanë rrahur e keqtrajtuar duke ua mohuar edhe të drejtat elementare, ndërsa 13 civilë i kanë dërguar në Burgun e Dubravës.
“Nga data 3 shtator deri më 5 shtator 1998 në Fashtin Panovc të Malishevës, me dashje i armatosur, i uniformuar me pjestar trjerë të forcave ushtarake serbe, me qëllim të frikësimit të popullatës shqiptare ka arrestuar, ndaluar torturuar psiqikisht e fizikisht rreth 500 qytetarë civil, të cilet nuk ishin të përfshirë në konflikt”, tha Memaj.
Në gjykatë, i akuzuari pohoi që është pjesë e xhandarmërisë serbe dhe se shërben në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kralevë.
Gjykatësi Vesel Ismaili njoftoi që pas një muaji do të mbahen seancat e radhës, dhe në këtë proces gjyqësor do të ketë edhe dëshmitarë.
/rtk
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...