Padyshim që sezoni i verës karakterizohet me ardhjen e mërgimtarëve.
Ardhja e tyre në Kosovë gjatë muajit korrik dhe gusht për pushime, sjell me vete një ringjallje anë e mbanë vendit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka nisur të mbushet me mërgimtarë, të cilët vijnë për të kaluar pushimet verore në vendlindje.
Një mërgimtar, që jeton në shtetin e Zvicrës, për Arbresh.info tha se në Kosovë vjen shpesh, ndërsa i ka 40 vite që jeton e vepron atje.
“Prej Zvicrës, atje punoj që 40 vjet, vij shpesh, për festa vij rrallë, verës dhe dimrit zakonisht” tha ai.
Por, ka edhe mërgimtarë që do të dëshironin të vinin të jetonin në Kosovë, duke treguar edhe arsyet pse e kanë të vështirë ta bëjnë këtë.
“Kam ardhë prej Zvicrës, që 40 vjet jetoj atje, s’i ka 1 muaj jemi shku tash po kthehemi prapë. Isha kthy me jetu në Kosovë po i kam fëmijët atje, familjarët si kam prit se i kanë familjet e veta, dhe ne më shumë rrimë këtu”, tha ajo.
Megjithatë, këtë vit për dallim prej viteve të kaluara, nuk janë mërgimtarët të vetmit që po vijnë për pushime në Kosovë.
Këtë vit pas liberalizimit të vizave, mërgimtarët kanë pritur shumë familjarë nga Kosova në vendet e tyre evropiane ku punojnë e jetojnë.
Ky qytetar që jeton në Kosovë po kthehet nga Zvicra, ku kishte shkuar për vizitë tek të afërmit e tij.
Ai, thotë shpesh shkon për vizitë në Zvicër dhe vizitat e tij të djemtë atje i kishte të shpeshta edhe para liberalizimit të vizave.
“Jam kanë në Zvicër, te djemtë kam qenë. Shkoj shpesh, dy apo tri herë në vit dhe ata vijnë shpesh për festa dhe pushime”, tregon ai.
Në anën tjetër sipas zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, nga 1 janari, kur zyrtarisht është bërë liberalizimi i vizave për Kosovën, janë rritur dukshëm fluturimet për në vendet evropiane.
Bujar Gashi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pohon se vetëm nga 1 janari deri më 25 qershor 2024, gjithsej 11 mijë e 252 fluturime nga Kosova për në vendet evropiane, ndërsa 1 milion e 776.750 pasagjerë kanë udhëtuar nga Kosova për në vendet tjera.
Ndryshe, sa i përket periudhës nga 1 janari 2023 deri më 30 qershor 2023, kanë qenë 10,460 fluturime dhe 1.526.786 pasagjerë.
Dallim të madh ka nga viti 2024, pasi deri më tani, kanë qenë 11,252 fluturime. /Arbresh.info/ Rita Jakupi/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...