Google ADS

Nis seminari mbarëkombëtar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

07:13 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Nën organizimin e ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, nga sot deri më 4 gusht do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i trembëdhjeti me radhë, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Në hapje të Seminarit, punimet do t’i përshëndesin ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe znj.Mirela Karabina, si dhe ministri i Diasporës, z. Valon Murati.

Në këtë Seminar, pritet të marrin pjesë në rreth 120 mësues shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme