Google ADS

Nis seanca përgatitore për gjykim ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

10:56 | 18 Janar 2023
A. B.

Ka nisur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë konferencë do të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars 2023 dhe kohëzgjatjen e fjalës hyrëse të tyre dhe çështje të tjera procedurale dhe substanciale.

Ish krerët e UÇK-së, janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, për dallim nga radhët e tjera të cilët ishin prezent përmes lidhjeve online. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme