Nis seanca për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Buxhetin

10:12 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Në këtë seancë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe të shqyrtohet raporti vjetor i auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme