Nis seanca ndaj Ramadan Mujës, mungon avokati i tij

10:28 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Ka nisur seanca e kolegjit të Gjykatës së Apelit në rastin ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Mujës dhe 5 të akuzuarve të tjerë të kësaj komune.

Menjëherë pas prezantimit të palëve nga kryetarja e kolegjit Tonka Berishaj, kreu i Prizenit, i akuzuari kryesor i këtij rasti, Ramadan Muja tha se avokati i tij, i cili e ka mbrojtur atë që nga fillimi nuk ka marrë ftesë nga gjykata për këtë seancë, shkruan arbresh.info.

‘Më lejoni të shprehë shqetësimi tim për mos ftesën e avokatit tim Ruzhdi Berisha, i cili që nga fillimi e ka përcjell këtë rast. Dhe nuk e di a do të mund të mbahet seanca pa prezencën e tij”, tha Muja.

Pas kësaj, kolegji u tërheq për marrjen e vendimit nëse do të vazhdoj apo jo seanca./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme