Nis seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, gjykatësi e pranon kërkesën e nënkryetarit të OVL-së

12:05 | 24 Shkurt 2021
M. A.

Ka nisur në Gjykatën Speciale në Hagë seanca e radhës paragjyqësore ndaj dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Në fillim të seancës, gjykatësi Nicolas Guillou ka përmendur kërkesën që e ka parashtruar dje Nasim Haradinaj përmes avokatëve të tij që të mos marrë pjesë në këtë seancë.

Guillou ka thënë se kjo ka qenë në përputhje me rregulloren./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme