Google ADS

Nis seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

09:58 | 9 Tetor 2024
K.B

Me 20 minuta vonesë ka nisur seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, për tre të arrestuarit Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

Të arrestuarit janë sjellur në Pallatin e Drejtësisë nën masa të rrepta sigurie. Përveç të akuzuarve në sallë po qëndrojnë edhe familjar të të akuzuarve.

 

Me 25 shtator 2024 është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tre të arrestuarve për sulmin në Banjskë, me kërkesë të avokatëve të të akuzuarve.
Ata kërkuan më shumë kohë për përgatitje.

Kujtojmë se me 24 shtator 2023, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në aksionin e policisë u konfiskua arsenal armësh. Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip – 24 copë; motorë 4×4 – 2 copë, mina kundër këmbësorisë – 8 copë; zolla të mbushura – 29 copë; zolla të përdorura – 7 copë; predha minahedhësish 82 mm – 54 copë; predha 62 mm – 88 copë; granata dore – 75 copë; mina anti-tank – 8 copë; eksploziv dinamit – 150 copë; tromblon për pushkë – 9 copë; detonatorë elektrikë – 23 copë; armë e kalibrit të rëndë lansues me nitroglicerinë – 1 copë; armë e gjatë mitraloz – 6 copë; armë e gjatë AK 47 – 30 copë; armë e gjatë me dylbi – 6 copë; armë të shkurtra revole – 3 copë; armë e shkurtër me shurdhues – 3 copë; shurdhues për AK 47 – 18 copë; karikatorë për AK 47 – 235 copë; antiplumba – 21 copë; municion të kalibrave të ndryshme – sasi shumë e madhe; pastaj dronë – 3 copë; pajisje për dron – 1 copë; dylbi nate – 15 copë; dylbi nate me temperaturë – 1 copë; radiolidhje – 32 copë; Kamera 4; këpucë Tactical – 5 palë; çanta ushtarake – 107 copë; uniforma ushtarake 115 copë; mbulojë kamuflazhi – 10 copë; Busull për orientim – 1 copë; harta nga sateliti – 6 copë; harta topografike – 3 copë; telefon 1 copë, maska – 23 copë; kazma – 28 copë; lopata – 20 copë; sëpata – 8 copë; motor sharra – 3 copë; sharra dore – 4 copë; barela për bartje të plagosurish – 2 copë; ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart – 32 copë, sim kartela – 32 copë; dhe euro e dinarë të Serbisë – 1800 kartëmonedha.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti javë më parë aktakuzë ndaj 45 personave për përfshirje në sulmin e armatosur terrorist në veri të Kosovës, në Banjskë një vit më parë.

Sipas aktakuzës, grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiqin, synonin që përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se si grup mirë i organizuar, këtë pjesë të territorit kanë tentuar t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, dhe si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Grupi i përbërë prej 45 personave ngarkohet me “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”./Arbresh.info

 

LEXO EDHE:

“Blindohet” Pallati i Drejtësisë, pritet të arrijnë tre të akuzuarit serbë për terrorizëm

Të ngjashme