Nis seanca gjyqësore ndaj ‘Burdushit’

13:44 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Ka filluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm (sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”. Por, në sallë nuk kanë qenë të pranishëm pala mbrojtëse e Burdushit. Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.
Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren për lëshim të urdhrit për ndalim afatgjatë për pasurinë e konfiskuar nga “Burdushi”.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.
Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.
Në po të njëjtin muaj, ndaj “Burdushit” u ngrit aktakuzë.

“Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Në seancën e 22 nëntorit të vitit të kaluar Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, “Burdushi” gjendet në masën e paraburgimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme