Në Gjykatën e Apelit mbahet seanca e radhës ndaj aktivistëve të Lëvizjes, Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Haliti, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit.
Në këtë seance do të shqyrtohen ankesat e mbrojtësve të të dënuarve.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar Atdhe Arifi me 6 vjet burg, Frashër Krasniqin me 8 vjet, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet burg, e cila është në liri.
Të katër të akuzuarit, së bashku me tani të ndjerin, Astrit Dehari, akuzoheshin për sulm ndaj Kuvendit në përpjekje për të parandaluar kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit./Arbresh.info
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...