Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku përveç deklarimit jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare janë paraparë edhe një sërë projektligjesh.
Gjatë kësaj seance parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pyjet, pastaj shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Gjithashtu në këtë seancë do të pritet të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.
Në këtë seancë po ashtu është planifikuar edhe emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës si dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF). /arbresh.info/
lexo edhe:
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...