Ka filluar Samiti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i cili zhvillohet në Londër.
Në këtë takim marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi kyç i këtij samiti është prezantimi i sektorëve me mundësi të mëdha investimi.
I pranishëm në këtë samit është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
“Samiti i kryeministrave nxjerrë në pah përpjekjet e tyre për të bërë vendet e Ballkanit Perëndimor si rajon më me shumë investitorë”, u tha në publikimin e Jaap Sprey.
Gjithashtu janë bërë disa publikime lidhur me atë se çfarë do të diskutohet në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq, të cilët kishin ulëset ngjitur me njëri-tjetrin.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...