Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve në sanimin e pjesës së dëmtuar në rrugën N25.2 Prishtinë-Graçanicë-Gjilan, afër liqenit të Badovcit.
Në këtë rrugë në vazhdimësi është dëmtuar dhe ulur pjesa e asfaltit si pasojë e rrëshqitjeve të trupit të rrugës, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin e automjeteve.
“Për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, kompania e kontraktuar nga MI, në bashkëpunim me menaxherin rajonal dhe ekipet mbështetëse të MI-së, kanë filluar ndërtimin e rrugës anësore, ku më pas do të sanohet pjesa e dëmtuar e rrugës me kualitet të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë që është e mundur sipas projektit të kësaj rruge”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...