Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ndihmojë në projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore nr10 që lidh Kosovën me Evropën.
Ministria e Financave njofton se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim znj. Charlotte Ruhe, në prezencën e Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, Drejtorit menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Thomas Mayr-Harting, si dhe Ministres për Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes bëhet e ditur se do të ketë edhe konferencë për media.
Ceremonia e nënshkrimit dhe Konferenca për Media do të mbahet sot, në ora 09:30.
Kjo linjë është një nga linjat pan-evropiane, e cila fillon nga Sallzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqisë. 148 km të linjës 10 në Kosovë janë të ndara në 3 faza: Maqedoni – Fushë Kosovë (64 km), Fushë Kosovë – Mitrovicë (34.4 km) dhe Mitrovicë – Serbi (42 km).
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...