Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve (QNR) ka filluar rinumërimi i rreth 300 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave që u mbajtën më 17 tetor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi deklaroi se KQZ ka marrë vendim për rinumërim të vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve.
“Ju njoftoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi për rinumërimit e rreth 300 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve”, ka thënë ai.
Elezi shtoi se rinumërimi i këtyre vendvotimeve mund të marrë kohë disa ditë, dhe KQZ-ja do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
“Pra, në disa raste subjektet politike kanë vota, por jo edhe kandidatët, apo edhe anasjelltas, kur kandidatët kanë vota dhe subjektet politike nuk kanë vota. Rinumërimi i tyre mund të marrë kohë disa ditë dhe pas përfundimit të tij, nëse nuk do të ketë rinumërim tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvende komunale,” ka shtuar Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, por në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit, për shkak të ankesave.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor.
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...