Google ADS

Nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, temë edhe Kosova

16:07 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, pak orë para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme do të vendosë se a do të debatojnë apo jo çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Nëse kalon pozitivisht kjo, atëherë Kosova inkuadrohet në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës nga data 26 deri më 29 shtator 2017, ku vendet anëtare (190) të Interpolit do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të madhe policore në botë.

“Është Asambleja e Përgjithshme që e aprovon agjendën, e që do ta bëjnë nesër. Dhe është Asambleja e Përgjithshme që voton aplikimin për anëtarësim,” është shprehur një zyrtare e Interpolit për Presheva Jonë.

Por, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, i kanë thënë arbresh.info se tashmë kanë marrë konfirmimin nga Interpoli për t’u tërhequr nga agjenda gjatë punimeve të këtyre ditëve në Pekin./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme