Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në rrugën “Jim Xhema” apo “A”.
Gjykata Komerciale ka marrë vendim pezullimin e projektit të ndërtimit të “Rrugës A”. Vendimi është nxjerrë të martën për shkak të ankesës së një operatori ekonomik kundër tenderit. Komercialja e ka vlerësuar të bazuar ankesën e kompanisë “Pro&Co Group” dhe e ka shtyrë ekzekutimin e vendimi.
Vendimi ka ngjallur reagime të shumta – veçanërisht të pushtetit komunal pasi këtë projekt e patën cilësuar si më të rëndësishmin deri tani.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimi është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit.
E për deklaratat e zyrtarëve të pushtetit komunal në Prishtinë e shqetësuar është shprehur Gjykata Komerciale, e cila përmes një reagimi publik ka kërkuar që të ndërtohet kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të lihen gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur.
“Gjykata Komerciale e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin ‘Rruga A’, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore”.
“Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”, thuhet në reagimin e gjykatës në Facebook, raporton EO.
Komercialja ua ka kujtuar palëve që kanë të drejtë të ankohen në vendimin e parë dhe se çështja s’duhet të paragjykohet pa marrë epilog përfundimtar.
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...