Fillon protesta| Veteranët duan që ligji për rritjen e pagës minimale të kthehet në pikën zero

09:43 | 16 Qershor 2022
A Z

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duan që Projektligji për lartësinë e pagës minimale i miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, të kthehet në pikën zero.

Ata janë mbledhur nga të gjitha vendet e Kosovës, dhe me brohoritje po kundërshtojnë mos rritjen e pensionit të tyre krahas rritjes së pagës minimale.

“T’i kthehet dinjiteti UÇK-së”, “duam të drejtat tona”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Miratimi i këtij ligji sipas tyre është e paligjshme, prandaj duan kthimin e në pikën zëri të këtij ligji.

“I bëj thirrje veteranëve që të mos eskalojnë me protestë”, deklaroi Xhevdet Thaqi, veteran nga Hasi.

Në vendin e ngjarjes krahas Policisë së Kosovës është edhe ndihma e shpejtë.

Protestuesit thonë se nuk do të ndalen protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme