Nis protesta e specialistëve të stomatologjisë

10:39 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka filluar protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.

Derisa grupi i specialistëve të stomatologjisë po protestonte, tre përfaqësues të tyre janë ftuar që të takohen me ministrin Uran Ismaili.

Ata po protestojnë për mospunësimin e tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe poliklinikat shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme