Ka filluar implementi i projektit “Bllok pas Blloku” në lagjen Bregu i Diellit.
“Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës urbane dhe përmirësimin e hapësirës publike përmes krijimit të një vendi të qëndrueshëm social dhe miqësor ndaj mjedisit, krijimin e një hapësire publike me shumë funksione që do të ndërthur hapësira për socializim (takime, tubime, shëtitje, pushim etj), rekreacion pasiv dhe aktiv (jogging, vrapim, patinazh, lojëra, ushtrime, etj), përdorimin e gjelbërimit të formave të ndryshme (të ulëta, të mesme dhe të larta) në favor të ofrimit të një mjedisi të gjelbëruar dhe të rehatshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ky projekt është financuar në bashkëpunim me UNHABITAT-in.
Vlera e projektit është 166.274.11€, ndërkaq plani dinamik parasheh që projekti të kryhet brenda 90 ditë pune./Arbresh.info.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...