Ka filluar një peticion që synon të mbledh të gjithë kundërshtuesit e “ndihmës” nga Serbia pa dallime, me të cilin do t’i kërkohet qeverisë në detyrë që menjëherë të anulojë këtë dërgesë.Nëpërmjet një njoftimit thuhet se dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtor të KQZ në QKUK.
“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë. Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësëve të tjerë të Milosheviçit. Të bashkuar në këtë peticion kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese”, thuhet në njoftim.
Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku-gazetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja aktivistë politik .
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...