Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njoftoi se ka nisur puna për pastrimin e shtratit të lumit Klina në të cilën persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina.
Jashari apeloi qytetarët që të bëjnë më shumë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina pasi po shkaktohet dëm i madh.
“Ka nisur dhe do të vazhdojë ditëve në vijim puna për pastrimin e shtratit të Lumit Klina, prej mbeturinave të hedhura nga njeriu, për fat të keq, që në mungesë të vëmendjes dhe trajtimit çfarë kërkon lumi ynë – si pasuri natyrore, po i shkaktojmë ambientit dëme të mëdha, dëme këto të cilat ne të tashmit dhe gjeneratat që do të vijnë, do t’i paguajmë shtrenjtë. Lumi Klina aktualisht ndodhet pa ujin e mjaftueshëm, në këtë stinë të verës dhe thatësirës, andaj kërkoj kujdes shumë të madh, nga të gjithë qytetarët pa dallim, që ta ruajmë këtë pasuri si sytë e ballit”, shkroi Jashari.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA