Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kanë hapur sot zyrtarisht punimet në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët, e cila kap vlerën e afro 2 milionë euro.
Haziri e ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen e madhe që ka dhënë për Gjilanin në aspektin infrastrukturor.
“Sot po e fillojmë ndërtimin e korridorit infrastrukturor Gjilan-Livoç i Ulët. Zgjerimi i rrugës do të fillojë prej qendrës së qytetit dhe do të përfundoj në fshatin Livoç i Ulët, e që realisht e integron në zonën urbane. Rruga do të ketë katër korsi, zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ministrin Zharku dhe qeverinë për përkushtimin në realizimin e këtyre projekteve”, tha Haziri, gjatë paraqitjes para gazetarëve, duke paralajmëruar edhe fillimin e projekteve tjera milionëshe.
“Do të vazhdojmë me korridorin e dytë Gjilan-Prishtinë, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm. Dhe natyrisht, rruga më e rëndësishme dhe më kapitale për juglindjen dhe Luginën që e lidhë me Kosovën është autostrada Gjilan-Prishtinë, e cila sipas procedurave do të fillojë në muajin gusht. Kjo është një kthesë, do të thoja historike, për investimet në komunën e Gjilanit”, tha Haziri
Ministri Lutfi Zharku është zotuar se ndërtimi i kësaj rruge do të bëhet sipas standardeve më të larta, përderisa ka nënvizuar se kjo rrugë do ta ndryshoj plotësisht pamjen e Gjilanit.
“Rruga do të jetë e me gjatësi mbi 3 kilometra, e me gjerësi 20 metra. Do të jetë një rrugë moderne, e cila do ta ndryshoj plotësisht pamjen e Gjilanit. Ndërsa, në fillim të korrikut do të hapen ofertat për zgjerimin e rrugës Gjilan-Liqeni i Livoçit, e cila ka gjatësi 2.9 kilometra si dhe do të fillojmë në rekonstruimin e plotë të rrugës prej Kllokotit deri në Gjilan. Definitivisht, gjatë kësaj jave presim që ta kemi edhe shpalljen e tenderit në përputhje me mendimet e qeverisë dhe Komisionit Ndërministror për autostradën e Gjilanit”, u shpreh ministri Zharku.
Ndërtimi i rrugës Gjilan-Livoç i Ulët do të zgjash 150 ditë pune sipas planit dinamik, thuhet në komunikatën për media.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...