Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

15:40 | 24 Maj 2023
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në selinë qendrore të saj ka nisur mbledhjen për të shpallë zgjedhjet e brendshme partiake, shkruan Reporteri.net.

Në këtë mbledhje, me caktimin e datës së Kuvendit të ri Zgjedhor, LDK hap edhe garën për kandidaturat e reja zyrtare për kryetar të partisë.

Kuvendi i ri, përveç Kryetarit, pritet të nxjerrë edhe Kryesinë e re të partisë dhe organet tjera drejtuese.

Në LDK, një proces i brendshëm zgjedhor ka më shumë se një vit që është duke u zhvilluar në disa degë të partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës Kuvendin e fundit zgjedhor e ka zhvilluar me 14 mars 2021, pas rezultatit tejet të dobët të zgjedhjeve të 14 shkurt të atij viti, që çoi në dorëheqjen e ish-kryetarit Isa Mustafa. Nga ky Kuvend, LDK-ja doli me kryetar të ri – Lumir Abdixhikun.

Kujtojmë se, sot dha dorëheqje nga kryesia e LDK-së ish-deputeti, Faton Bislimi. /Arbresh.info/

Faton Bislimi jep dorëheqje nga kryesia e LDK-së

lexo edhe:

LDK sot shpall zgjedhjet e brendshme në parti

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme