Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që po mbahet sot në Kuvend.
Nuk dihet arsyeja e mungesës së përfaqësuesve të LDK-së në këtë mbledhje, shkruan arbresh.info.
Mbledhja ka nisur në ora 10:00 do të diskutohen një serë pikash, në mesin e tyre edhe përgatitjet për seancën plenare.
Pikat e rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Përgatitjet për seancë plenare: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020, Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Ndryshe, dy mbledhjet e kaluara kishin dështuar shkaku i mungesës së kuorumit./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...