Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar personin e dyshuar M.S i cili ushtronte pozitën e shefit të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM.
I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtimet jashtë vendit duke bërë tërheqje të këtij buxheti kinse për udhëtime zyrtare, por të cilat thuhet se nuk kanë ndodhur fare, shkruan Indeksonline.
I dyshuari këto keqpërdorime i ka bërë gjatë vitit 2017 ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur 130 mijë euro, merr vesh Indeksonline.
Personi i dyshuar është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.
Indeksonline mëson se shpejt pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë të cilët dyshohen se kanë bërë keqpërdorime të ndryshme në detyrat zyrtare dhe korrupsion
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...