Ka nisur largimi i kamionëve të fundit serbë që kishin bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.
Pas largimit të tyre ka nisur edhe tërhequr e trupave të Njësia Speciale e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kjo pikë kufitare dhe ajo në Bërnjak kanë qenë të bllokuar nga serbët lokalë që nga 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës mori vendim të zbatojë masën e reciprocitetit kundrejt targave të makinave të regjistruara në Serbi.
Sipas këtij vendimi, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.
Ndërkohë, më 29 shtator në Bruksel dy palët arritën marrëveshje për largimin e barrikadave dhe Njësisë Speciale nga këto dy pika kufitare.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel njësitet speciale policore të vendosura në pikë kalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Ndërsa misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...