Largohet nga Arbëria një numër i konsideruar i policëve nga vendi ku dyshohet se u vra njëri nga të dyshuarit e plaçkitësve të argjendarisë në Suharekë.
Policia e Kosovës dhe dy njësitet për intervenime të shpejta NjSU dhe NJSI, janë duke qëndruar më shumë se një orë në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht afër restorant ‘Pinokio’, pas informacionit se në këtë lokacion janë duke u fshehur të dyshuarit të cilët kishin plaçkitur një argjendari në Suharekë, raporton Arbresh.info.
Deri pak minuta më parë kishte forca të shumta policore, por, tani është ulur numri i tyre dhe në vend ngjarje po qëndron ekupi i Arbresh.info tani për tani vendëm disa nga ta.
Sipas informacioneve që ka arritur t’i siguroj ekipi i Arbresh.info, të dyshuarit kanë qenë ngjitur me shtëpinë që është me restorantin dhe hotelin e lart cekur.
Po ashtu dyshohet se brenda kësaj shtëpie dhe afër kishte fëmijë të cilët janë marrë nën mbrojten e policëve./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale