Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka hapur sot zyrtarisht “Javën e AME-së” me një konferencë për media, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, nxënës të shkollës “Shkëndija” nga Hajvalia si dhe zyrtarë të agjencisë.
Në hapje të aktivitetit, drejtori ekzekutiv i AME-së, Genc Metaj, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit qytetar dhe përgatitjes për reagim ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.
“Është kënaqësi dhe nder që sot e hapim javën e AME-së një ngjarje. Ne po e fillojmë javën me një numër të madh të aktiviteteve qëllimi ynë është të ndikojmë në vetëdijesimin dhe masat që duhet të merren ndaj fatkeqësive. Pjesë e aktiviteteve të sotme është vizita në AME.
Gjithashtu sot kemi organizuar edhe dhurimin vullnetarë të gjakut. Sot është një moment për të reflektuar dhe për t’ju shërbyer qytetarëve tanë”, tha ai.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se kjo ngjarje përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dhe se AME mbetet një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
“ Teksa sot shënojmë ditën ndërkombëtare të tokës po e shënojmë ditën e ames ku zyrtarët e tyre janë 24 orë në mbrojtjen e qytetarëve. Ka për synim të përcjellë mesazhe vetësijësues. Ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për mbështetje. Edukimi i masës ndaj reagimit ndaj fatkeqësive natyrore dhe sidomos atyre të shkaktuara nga faktori njeri është shumë e rëndësishme. Me. Shtetet aleate kemi nënshkruar marrëveshje në menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Po ashtu buzë liqenit të Ujmanit kemi bërë agjencinë e kërkim shpëtimit që do ti shërbejnë AME -së. Punime të mbara dhe faleminderit”, tha ai. /Arbresh.info/
Kërkimi për gjetjen e 54-vjeçares në Kaçanik po bëhet edhe m...
Sipas Romanos, Ancelotti ka arritur marrëveshje me kombëtare...
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, ...
Donacion nga KFOR-i, përurohet dhoma mike në stacionin polic...
Rikthehet energjia elektrike në disa zona të Madridit
Korenica shënon gol në barazimin e Clujit