Ani pse kanë mbetur më shumë se dy muaj deri në janar, kur edhe pritet të liberalizohen vizat, kosovarët tashmë kanë nisur interesimin e tyre për çmimet e biletave.
Kështu të paktën thonë kompanitë e fluturimeve dhe ato të transportit rrugor .
Po ashtu, sipas këtyre kompanive qytetarët kanë nisur interesimin edhe për proceduarat e udhëtimit pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen pas 1 janarit të vitit 2024, raporton Arbresh.info.
Pronari i kompanisë turistike “Sharr Travell”, Ruzhdi Kurtishaj, për Arbresh.info thotë se pas 1 janarit kjo kompani do e rrisë numrin e udhëtimeve drejtë shtetit të Zvicrës nga 1 herë në jave sa është për momentin në çdo ditë.
Ai tregon edhe çmimet aktuale të udhëtimeve për në vendet evropiane, duke shtuar se janë çmime shumë të lira përkundër rritjes së vazhdueshme të naftës.
Kurtishaj, garanton se çmimet e biletave edhe pas 1 janari të vitit 2024, do jenë të njëjta.
Sipas tij, çmimi më i shtrenjtë i një bilete do jetë 180 euro.
Ai po ashtu tregon se cilat janë vendet që kosovarët pretendojnë t’i vizitojnë pas janarit.
Ndërsa, Pranvera Bojniku nga agjencia e fluturimeve “EuroKoha”, thotë se është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve për çmimet e biletave, mirëpo sa i përket rezervime, ajo thotë se ende është herët.
Sipas saj, çmimet e biletave të udhëtimit ndryshojnë varësisht nga periudha e udhëtimit.
Mirëpo, ajo thotë se muaji janar gjithmonë është sezon me çmime të larta të biletave.
Bojniku nuk beson që do ketë rritje të çmimeve pas 1 janarit, që do të ndërlidhej me liberalizimin e vizave dhe mundësinë e numrit më të madh të udhëtarëve gjatë atij muaji pas heqjes së vizave.
Ndryshe, më 20 prill të këtij viti, në Bruksel u nënshkrua zyrtarisht në mjediset e Parlamentit Evropian akti ligjor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Nënshkrimi zyrtar u bë pas votimit me shumicë votash në Parlamentin Evropian, që shënon edhe hapin e fundit para botimit të vendimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ky ishte edhe fundi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Më së voni nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen./ Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...