Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK) , ka njoftuar se kanë filluar hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar e kanë rritur çmimin e vajit ushqimor.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë sot në Mbledhjen e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Ndërkaq, bëhet e ditur se pesë ndërmarrje tregtare të cilat do të hetohen.
“Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë caktuar çmimet e shitblerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, për të vazhduar me paragrafin (1.2). Me këtë veprim kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, si dhe nenin 9, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paragrafi (2) nën paragrafi (2.1) në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë vendosur çmime të padrejtë të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare, si dhe nën paragrafin (2.2) ndërmarrjet kanë kufizuar prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve.”, njofton AKRK.
Tutje Autoriteti i Konkurrencës u ka kërkuar ndërmarrjeve të cilat janë pjesë në proces të hetimeve që në afat prej 30 ditëve të sjellin dokumentacionin që kanë të bëjnë me shitjet e vajit ushqimor me çmim 3.49€ për litër në Marsin e vitit 2022.
Sipas AKRK-së, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljeve të pretenduara./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?