Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri diskutoi me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Z. Shaip Havolli, procesin e fillimit të hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025. Zëvendëskryeministri Tahiri, do të udhëheq dhe mbështet drejtimin strategjik për procesin e hartimit të strategjisë, si një nga prioritetet kryesore të punës së tij.
Zëvendëskryeministri Tahiri ka theksuar nevojën që procesi i hartimit të kësaj strategjie të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, mediat dhe ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë. Zëvendëskryeministri Tahiri ka deklaruar se ka diskutuar me krerët politik dhe institucional, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtar, për të siguruar mbështetjen por edhe konsensusin shoqëror dhe politik në luftimin e korrupsionit në nivel të vendit.
Strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla: 1) Sektorit politik publik; 2) Administratës shtetërore (nivelit qendror dhe lokal); 3) Zbatimit ligjit dhe gjyqësorit; dhe 4) Menaxhimit të financave publike.
Kjo qasje strategjike siguron trajtimin e sfidave në fushën e korrupsionit, të identifikuara përmes vlerësimit të rrezikut ndaj korrupsionit të zhvilluar për sektorë të caktuar, të cilat janë zhvilluar nga projektet mbështetëse në këtë fushë.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...