Sot në orën 06:00 në Stacionin e Autobusëve në Prizren ka nisur greva e kompanive të autobusëve që operojnë nga ky qytet për në Prishtinë.
Kryetari i Shoqatës “Kosova e re”, Sami Gavazaj, ka thënë për Klan Kosova, se kërkojnë që t’i lejohet secilit operator që mban këtë linjë, qasja në autostradë. Grevistët kërkojnë që të anulohet vendimi që i është dhënë vetëm një kompanie që të mbajë këtë linjë.
Ai ka thënë se nëse nuk realizohet kërkesa e tyre, do t’i ashpërsojnë edhe veprimet.
“Grevën e kemi nisur në orën 06:00 dhe do ta mbajmë deri në mbrëmje. Ka 7 muaj që kemi kërkuar të takohemi edhe me ministrin e Infrastrukturës por që nuk është ndërmarr asgjë. Jemi të detyruar që të mbajmë grevën, ose na duhet të dalim dhe të ikim azil”, ka thënë Gavazaj përmes telefonit, njofton Klan Kosova.
“Nëse kërkesa jonë që secila kompani të mbajë nga një linjë nëpër autostradë ne do të ashpërsohemi në veprimet tona, edhe do të djegim”.
Ai ka thënë se sot kanë bllokuar autobusët që operojnë në linjën Prishtinë-Prizren, kurse linjat nëpër qytete tjera janë duke funksionuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...