Google ADS

Nis gjykimi ndaj kosovarit, kërcënoi shitësen zvicerane me granatë dore

08:58 | 1 Prill 2022
S D

Në një pikë karburanti në Belp të Bernës, në gush të vitit 2020, një person kishte hyrë në dyqan pak para mbylljes dhe kishte kërkuar një paketë cigare.

Kur erdhi puna për të paguar, ai nuk e nxori portofolin nga xhepi por një granatë dore funksionale, transmeton arbresh.info.

Ai po kërkonte para dhe siç shkruan “Berner Zeitung”, për të theksuar më qartë qëllimin e tij ai kishte manipuluar gjilpërën e sigurisë së granatës së dorës.

Shitësja ka reaguar e tronditur, ajo ishte aq e shqetësuar sa nuk mundi ta hapte menjëherë arkën e parave.

Grabitësi  kishte dalë nga pika e karburantit pa plaçkitur asgjë, e policia ka arritur të identifikojë me shpejtësi autorin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të mëpasshëm të shtëpisë policia ka gjetur një granatë te 32-vjeçari kosovar ku si fillim e kishte mohuar krimin.

Jo shumë larg vendit të krimit, u gjet një kapele bejsbolli me ADN-në e tij që i ngjan asaj të kapur nga kamerat e vëzhgimit, një matje biometrike midis fizikut të tij dhe regjistrimeve video përputhej gjithashtu.

Çështja po trajtohet këtë javë përpara gjykatës rajonale Bern-Mittelland.

Në seancën e së mërkurës i akuzuari ka pranuar veprën penale.

Në gjykatë ai tha se granatën e kishte marrë vite më parë si “suvenir” , por ai nuk tregoi se kush ia kishte dhënë “suvenirin”.

Kosovari po ashtu thënë se e kishte ndërprerë vullnetarisht grabitjen pasi kishte parë se sa e frikësuar kishte qenë punëtorja e arkës.

E prokurorja përgjegjëse nuk i besoi atij, pasi që në procesin gjyqësor ajo ka përshkruar se sa e rrezikshme ishte situata, gjithashtu ajo ka treguar se shitësja e sulmuar ende vuan nga stresi post-traumatik dhe po trajtohet nga mjekët.

Prokuroria publike kërkon dënim me burg pa kushte prej 44 muajsh dhe 8 vjet dëbim nga vendi.

Mbrojtja nga ana tjetër kërkon dënim me kusht me burg prej dymbëdhjetë muajsh dhe heqje dorë nga dëbimi.

Në Zvicër nuk ekziston dënimi për autorin e dyshuar për posedim të granatës së dorës, kjo ndodh për shkak të një zbrazëtie ligjore në Ligjin mbi Materialet e Luftës, ka thënë prokurorja për gazetën.

Në Zvicër ndalohet vetëm importi, eksporti apo tregtia me armë por jo edhe posedimi.

Megjithatë, në fund të fundit, përdorimi i granatës së dorës në rastin konkret ka ndikim indirekt në procedurë dhe rrit dënimin, tentativa për grabitje akuzohet si “shpërfaqje e rrezikut të veçantë”.

Nga ana tjetër, fakti që kosovari ishte larguar nga vendi i deliktit pa marrë plaçkën, nuk ndikon shumë në zbutjen e dënimit, për faktin se kërcënimi me granatë kishte qenë i frikshëm dhe, një rast i tillë nuk ishte i njohur për prokuroren në gjithë karrierën e saj të deritashme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme