Policia e Kosovës ka nisur implementimin e Planit Operativ “Sezoni veror 2024”.
Ku gjatë kësaj periudhe kohore pritet të ketë organizime dhe manifestime të ndryshme ( dasma, ahengje familjare) me ketë rast policia është duke zhvilluar një fushatë vetedijesuse në zonën e përgjegjësisë.
Policia njofton se gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:
Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...