Google ADS

Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Haxhiu: Një sfidë që na prekë të gjithëve

19:19 | 25 Nëntor 2023
E.H

Ministria e Drejtësisë ka organizuar ceremoninë e hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është përgjegjësi e të gjithëve, që të kujdesen për një shoqëri të barabartë.

Haxhiu u shpreh se në këtë drejtim kanë marrë një sërë hapash si ministri.

“Jemi mbledhur këtu për të shfaqur përkushtimin ndaj një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe pa dhunë. Dhuna me bazë gjinore është një sfidë që na prekë të gjithëve. Ndërmjet veprimeve që kemi ndërmarrë dhe zbatueshmërisë së legjislacionit ne tregojmë se jemi të pakompromis kundër çdo lloj dhune tjetër. Bashkimi ynë sjellë frymë pozitive në shoqërinë tonë ndaj një sfide të përbashkët. Në cilësinë e ministres kemi ndërmarrë një sërë hapash për ta avancuar sistemin e drejtësisë për të ndërhyrë menjëherë në rastet e dhunës”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës kërkoi më shumë koordinim në mënyrë që dënimet të jenë adekuate.

“Vite më parë nuk kishim as akte ligjore e as mekanizma të rehabilitimit. Gradualisht u zhvillua praktika gjyqësore, por na duhet më shumë përmirësim e më shumë koordinim. Niveli i vetëdijes është rritur për të reaguar brenda afateve kohore. Sistemi gjyqësor ka një mobilizim për të gjitha rastet e dhunës me bazat gjinore. Të gjitha çështjet civile trajtohen brenda afateve ligjore. Ne na mbetet ende punë për të bërë. Ne duhet të punojmë më shumë për përfaqësimin e viktimave. Na nevojitet koordinim shumë më i madh për rehabilitimin e viktimave dhe kryerësve”, shtoi ai./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme