Mbi 1 mijë pjesëmarrës nga 40 shtete të botës pritet të jenë pjesë e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Ky forum ka nisur sot dhe do të zgjasë për dy ditë radhazi dhe ka për qëllim të diskutimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe paqes, raporton Arbresh.info.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para fillimit të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.
Osmani ka thënë se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.
“Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë por në të njëjtën kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës dhe sistemet që kemi ndërtuar për ti mbështetur”, tha Osmani.
Personalitete që janë paraparë të jenë prezent në këtë forum: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj./Arbresh.info/
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...
Xhaka në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Dortmundit, Alonso tre...
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fo...
Meloni: Jemi gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në Sh...