Festivali prestigjioz i këngës “Eurovision” ka nisur sonte në Malmo të Suedisë, me natën e parë gjysmëfinale.
Ky festival po transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1 dhe Radio Kosova.
Ky është edicioni i 68-të i këtij festivali, derisa Shqipëria do të përfaqësohet në natën e dytë gjysmëfinale me Besa Kokëdhimën, me këngën “Titan”.
Versioni i ri në anglisht i këngës së saj vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti. Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën.
Këngëtarja shqiptare do të ngjitet në skenë të enjten, e dyta me radhë, derisa finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më 11 maj.
Nga dy netët gjysmëfinale do të përzgjidhen përfaqësuesit e 20 shteteve, të cilave në finale do t’u bashkohen përfaqësuesit e 5 shteteve të përhershme dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Sonte do të interpretohen 18 këngë, 3 prej të cilave janë paraprakisht të kualifikuara në finale: Suedia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Paraqitja e këngëve do të jetë si në vijim: Qipro, Serbia, Lituania, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Polonia, Kroacia, Islanda, Gjermania, Sllovenia, Finlanda, Moldavia, Suedia, Azerbajxhani, Australia, Portugalia dhe Luksemburgu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...