Pavarësisht se zgjedhjet e gjashtë tetorit u cilësuan si më demokratiket dhe më të rregulltat në vend, u tejzgjat çështja e arritjes së koalicionit në mes dy partive të para.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK për muaj me radhë zhvilluan takime të shumta në mënyrë që të dakordohen për lidhjen e koalicionit bashkëqeverisës.
Pikërisht sot këto dy parti edhe zyrtarizuan këtë koalicion, pas vendosjes për ndarjen e pozitave të ekzekutivit.
Edhe pse u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duket se së shpejti do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Madje pikërisht për këtë në familjen e Konjufcës sonte po festohet.
Familjarë të shumtë janë mbledhur bashkë që të festojnë arritjen e koalicionit si dhe ndarjen e pozitave, ku një prej tyre do të udhëhiqet nga Glauk Konjufca, një nga njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...